Rëndohet bilanci nga aksidenti i rëndë i ndodhur pak më parë në bypassin e Orikum-Kaninë, në Vlorë. Mësohet se pas shoferit, ka ndërruar jetë dhe pasagjeri që ndodhej më të.
Policia njoftoi paraprakisht se pasagjeri kishte mbetur nën inerte. Të dy viktimat janë me origjinë nga Kavaja, të moshave 30-35 vjeç.
Identitetet e viktimave nuk duhen ende, ndërkohë që kamioni me të cilin ata udhëtonin ka përfunduar i shkatërruar, për shkak të peshës së madhe të inerteve që ishte duke transportuar.