Një shqiptar ka gjetur vdekjen në një aksident rrugor në Itali.
Shqiptari ende i pa identifikuar po udhëtonte me një automjet tip Corsa Opel, kur ka përfunduar përtej autostradës 47, Vaccarino Piazzola në Itali.
Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure rreth orës 06:30 minuta. Viktima nuk kishte dokumente me vete në momentin e aksidentit që ndodhi në rajonin e Padovas.
Shqiptari u përpoq t’i shmangej një kamioni, duke përfunduar në të majtë të rrugës. Aksidenti ka shkaktuar radhë të gjata në autostradë prej 5 kilometrash.
Në momentin e aksidentit, makina është dëmtuar rëndë. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të nxjerrë trupin e pajetë nga automjeti.