Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Unazën e Madhe në kryeqytet.
Mësohet se në segmentin e Unazës te Komuna e Parisit është përmbysur një automjet në rrugë. Mësohet se drejtuesi i automjetit ka shpëtuar mrekullisht nga aksidenti.
Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia tej normave dhe lagështia në rrugë.