Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme te Rruga e Kavajës, ku për pasojë mbetën të lënduar një grua me foshnjën. Sipas policisë rreth orës 12:40, në rrugën e Kavajës makina me drejtues J.M. është përplasur me makinën me drejtues E.M.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar pasagjerët në makinë gruaja me inicialet A.R dhe foshnja e saj, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.