Një aksident i rëndë rrugor është shënuar pasditen e kësaj të shtune në Vlorë, ku një makinë ka përplasur një fëmijë 8-vjeç. Sipas bluve, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, në rrugën e plazhit në Orikum.
Bëhet me dije se makina tip “Fiat” drejtohej nga 27-vjeçari, A.M. Ndërkaq, i mituri i lënduar ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
“Sot, rreth orës 16:30, në rrugën e plazhit në Orikum, shtetasi A. M., 27 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar një fëmijë 8 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë dhe drejtuesi i mjetit shtetasi A. M, po merr ndihmë mjekësore në Qendrën Shëndetësore Orikum.”-njofton policia.