Një aksident është shënuar paraditen e kësëj të premteje në Tiranë. Dy makina janë përplasur me njëra tjetrën në rrugën “Thoma Koxhaj”. Mësohet se si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja, shtetësja L.H, 60 vjeçe, e cila po kalonte rrugën në momentin e përplasjes së automjeteve.
E moshuara ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.