Një aksident rrugor është regjistruar në rrethrrotullimin e Bathores, në Kamëz, ku janë përfshirë disa automjete. Nga pamjet në vendngjarje, shihet një përplasje mes makinave. Siç shihet një mjet ka përfunduar i hipur mbi bordurë dhe i përplasur pranë gardhit anësor, ndërsa pranë tij ndodhen edhe makina të tjera të dëmtuara. duke shkaktuar bllokim të përkohshëm të qarkullimit dhe grumbullim qytetarësh rreth zonës. Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë për të menaxhuar trafikun dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Paraprakisht nuk raportohet për persona me lëndime të rënda, ndërsa dëmet materiale janë të dukshme në automjetet e përfshira. Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa u bëhet thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në këtë segment rrugor.











