Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në hyrje të qytetit të Pogradecit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin anësor të tunelit.
Si pasojë, janë lënduar dy persona që udhëtonin me makinën.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 22:35 të datës 12 dhjetor, kur shtetasi A.Z., 34 vjeç, banues në Memëlisht, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin.
Përplasja e fortë me murin anësor ka shkaktuar dëmtime për drejtuesin dhe pasagjerin E.T., 35 vjeç, gjithashtu nga Memëlishti.










