Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Nikël të Fushë-Krujës. Sipas bluve, një makinë ka goditur shtyllën e tensionit ndërsa i lënduar ka mbetur shoferi 21 vjeçar. Mësohet se i riu ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
“Rreth orës 22:30, në Nikël, shtetasi M. Q., 21 vjeç, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë të tensionit elektrik.
Për pasojë është lënduar lehtë 21-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”-njofton policia.