Një aksident me pasoja ka ndodhur gjatë natës në aksin e rrugës që lidh qytetin e Belshit me fshatin Kajan. Raportohet se dy persona mbetën të plagosur në këtë aksident. Ata u dërguan në Spitalin Rajonal të Elbasanit ku i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.
Ndërkohë nuk janë të qarta shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se moti me reshje dhe shpejtësia e automjetit kanë ndikuar në humbjen e kontrollit të drejtimit të lëvizjes së automjetit që për pasojë ka sjellë daljen nga rruga.
Burime nga Spitali i Elbasanit konfirmuan se gjendja e personave të përfshirë në këtë aksident mbetet e rëndë.