Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Afërsi të Sukthit, por për fat të mirë nuk ka pasur persona të lënduar.
Në aksident u përfshinë katër makina luksoze, të cilat u përplasën në seri me njëra-tjetrën, duke sjellë edhe bllokim të trafikut për disa minuta në autostradën Tiranë-Durrës.
Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.