Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të mërkurë në Lushnje.
Një 70-vjeçar i identifikuar si Bujar Dingozi, ishte duke udhëtuar me motor kur ka humbur kontrollin e më pas është përplasur në tokë.
Si pasojë, i moshuari ka ndërruar jetë.
Sipas të afërmeve të viktimës 70 vjeçari vuante nga zemra, çka dyshohet për një sulm kardiak të mundshëm










