Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është shënuar mbrëmjen e së martës në fshatin Drithas të Korçës.
Mësohet se një mjet ka përplasur një këmbësor i cili ka ndërruar jetë menjëherë.
Identiteti i viktimës ende nuk bëhet i ditur.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe një hetim ka nisur për zbardhjen e rrethanave.