Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Për pasojë, shumë persona kanë mbetur të plagosur. Ende nuk dihet numri i të plagosurve apo detaje nga gjendja e tyre shëndetësore.
Dy ambulanca kanë marrë të plagosurit dhe i kanë dërguar tek Spitali i Traumës. Pritet njoftim zyrtar nga Policia e Tiranës në lidhje me aksidentin e ndodhur. Shkaku i përplasjes së makinave nuk dihet ende.