Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lushnjes.
Një automjet ka përplasur kalimtarin Qani Çela, i cili është dërguar menjëherë në Spitalin e Lushnjes. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, po punohet për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe shkaqet e këtij aksidenti.