Një aksident zinxhir ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Thumanë–Fushë Krujë, ku janë përfshirë tre automjete.
Mësohet se, si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Gjendja e tyre shëndetësore nuk bëhet ende e ditur.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.







