Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Tepelenë-Memaliaj gjatë ditës së sotme, ku një person ka mbetur i plagosur.
Mësohet se automjeti tip Lancia me targa AA873HS me drejtues Tritan Kondi, është përplasur me një mjet tip Jeep të ushtrisë me targa MM 017 PU.
Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i plagosur dhe ndodhet në Spitalin e Tepelenës jashtë rrezikut për jetën.