Pas bllokimit total në fillim të muajit si pasojë e rrëshqitjeve masive të dherave, rruga Qukës – Qafë Plloçë tashmë është hapur pjesërisht.
Sot ka filluar qarkullimi vetëm për mjetet që kanë destinacion fshatrat e Pogradecit që lidhen me këtë rrugë ndërkohë duhet theksuar që është bërë largimi i gjithë masivit shkëmbor që ra rreth 10 ditë më parë si shkak i shirave dhe motit të keq që përfshinë qarkun e Korçës.
Aktualisht firma është duke pastruar trupin e rrugës nga balta ndërsa mjetet me destinacion Elbasanin apo anasjelltas me drejtim Korçën do të vijojnë qarkullimin normal ditën e nesërme.
Kujtojmë që kjo rrugë herë pas here ka pasur problematika të shumta sa i përket rrëshqitjeve të dherave dhe shkëmborëve nga skrapatat gjë që ka çuar në bllokimin e rrugës duke ngritur pikëpyetje për cilësinë e punimeve dhe studimin gjeologjik.
E inauguruar në fillim të shtatorit, rruga Qukës–Qafë Plloçë kushtoi 260 milionë euro dhe janë dashur 16 vite për ta ndërtuar.
gijotina.com/










