Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Prrenjas-Librazhd mesditën e kësaj të diele.
Policia njofton se “mjeti me targa TR 3430 K në pronësi të një firme drejtuar nga shtetasi H.Rr me banim në Tiranë ka marrë flakë në ecje e sipër.”
Shkak dyshohet të ketë qenë një shkëndije elektrike e mjetit.
Nga ngjarja nuk ka persona të dëmtuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale.