Vetëm pak ditë më parë, avokati i Ajola Xoxës konfirmoi atë që prej kohësh përflitej, Ajola Xoxa është shtatzënë.
Bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj, prej kohësh ka qenë në qendër të vëmendjes, shkak është bërë procesi gjyqësor ndaj saj dhe bashkëshortit të saj. Ndërkohë që prej më shumë sesa 1 viti ajo po përballet me drejtësinë, paparaci ynë ka mundur t’i shkrepë fotot e para të saj, ku dukshëm duket edhe barku i rrumbullakosur. Nën shoqërinë e nënës së saj, Ajola është shfaqur në rrugët e Bllokut, ku duket në muajt e fundit të shtatzënisë. Ndonëse e veshur me të errëta dhe me të gjera, si për të fshehur disi barkun, dukshëm është vënë re.
Që para se të niste kalvari i drejtësisë për çiftin Veliaj, Ajola ka zgjedhur që të ruante një profil të ulët në media, duke preferuar që edhe në shtatzëninë e parë të rrinte diskrete. E teksa me të dytën, situata e saj, jo vetëm juridike është e komplikuar, Ajola preferon që edhe kur del në publik, ‘të kamuflojë’ disi pamjen e saj si për t’i shpëtuar syve të kureshtarëve. I shte avokati i Ajola Xoxës, Maksim Haxhija, ai që bëri të ditur në sallën e gjyqit se ajo nuk mund të ishte e pranishme për arsye shëndetësore. Sipas deklarimit të tij, mungesa lidhet pikërisht me shtatzëninë.
“Sipas rekomandimit të mjekut, për shkak të shtatzënisë, ajo nuk mund të paraqitet në gjykatë”, – u shpreh avokati, duke sqaruar edhe arsyen e mungesës së saj në seancë.
Mësohet se Ajola është rreth muajit të 7 të shtatzënisë dhe çifti ka përdorur metodën invitro për të mbetur shtatzënë pas shumë tentativash të mëparshme të saj. Fëmija i dytë i çiftit vjen në një moment delikat për çiftin, për shkak të zhvillimeve gjyqësore që po marrin vëmendje publike.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në arrest me burg që prej 10 shkurtit 2025, ndërsa SPAK e dërgoi kërkesën për ta kaluar dosjen për gjykim vetëm 5 muaj më parë. SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg. Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv në 9 raste në lidhje me subjekte tregtare dhe organizata jofitimprurëse, njëjtë si Erion Veliaj. Gjithashtu, Xoxa akuzohet edhe për pastrim parash, mosdeklarim pasurie dhe fshehje e të ardhurave.














