Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, sqaroi në lidhje me projektligjin për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme se, në 6 muaj ka patur mbi 20 mijë aplikime.
Ahmetaj tha se qytetarët kanë arritur të kursejnë shuma të konsiderueshme nga ulja e taksës, ndërsa vlera e pronës është rritur.
“Në 6 muaj ka patur 27 mijë aplikime. Qytetarët kursyen 156 milionë dollarë nga ulja e taksës, ndërsa vlera e pronës së tyre u rrit me 1 miliard dollarë. Opozita ka marrë formën e humbësit prej dështimit të rradhës në 18 qershor!”, tha Ahmetaj.