Agron Malaj i fal Naim Carës 612 milionë lekët e 50 familjeve tek hoteli i Ferrokromit – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Agron Malaj i fal Naim Carës 612 milionë lekët e 50 familjeve tek hoteli i Ferrokromit –

12:06 | 18/11/2023
në Aktualitet, Kryesore
0

Burreli nuk i ka riparuar pallatet dhe shtëpitë e dëmtuara nga tërmetit i 26 nëntorit 2019, ndërkohë që shumë të pastrehë nuk janë trajtuar qoftë nga bashkia, apo nga Enti i Banesave. Në vend që kryetari i Bashkisë Mat, Agron Malaj, të merrte fonde për këtë qëllim, paratë kanë shkuar në drejtime të tjera. Zonat që përmbledh kjo bashki janë ndër më të varfrat në Shqipëri, me pak investime dhe ndihma. Qysh nga viti 2019, kur Malaj ka marrë postin, është fokusuar se si t’i shfrytëzojë paratë e buxhetit në interesin vetjak.

Edhe kur vjen fjala për të pastrehët, shqetësimi i Malajt është si të çojë lekët tek llogaritë e miqve të tij biznesmenë. Këtë herë do të harxhojë jo pak, por 612 milionë lekë për tenderin me objekt “Rikonstruksion i ish-Hotelit të ish-Uzinës së Ferrokromit, në qytetin e Burrelit”.

Projekti i rikonstruksionit u hartua në vitin 2019, por vetëm vitin e kaluar i erdhi radha të futej në “listën” e Malajt.   

Në fakt, duhet të kujtojmë se para një viti, Këshilli Bashkik vendosi që këtë hotel që dikur përdorej nga punonjësit e uzinës ta kthejë në banesa sociale.Vendimi është formuluar në mënyrë të tillë, sikur bashkia po strehon të pastrehët. E vërteta është se në këtë objekt janë futur dhe banojnë 50 familje qysh prej 30 vitesh.

Ky ishte një vendim pozitiv, por ja se si e zvarrit Malaj tenderin edhe kur fondin e ka gati! Tenderi i hapur në 1 shtator 2023 u anulua në 9 tetor 2023. Arsyen do ta kuptojmë duke parë se ç’ndodhi më pas.

Në dokumentet e tenderit, Gijotiona.com zbulon se Malaj ia ka dhënë paratë e rikonstruksionit biznesmenit me ofertën më të shtrenjtë. Për këtë projekt (pas anulimit) kanë paraqitur interes vetëm dy firma “LEON KONSTRUKSION” Sh.p.k dhe  “CARA” Sh.p.k.. I pari në radhë ka ofruar të kryejë këtë shërbim me ofertën 530 milionë lekë, pra 82 milionë lekë më lirë se sa fondi limit. Por, Malaj e ka skualifikuar që në fazën e parë me justifikim se nuk ka paraqitur në kohë autorizimin nga distributori për pllakat e mermerit. Nuk është shaka, këtë justifikim e ka dhënë njësia e prokurimit e Bashkisë Mat.

Në fakt, firmës në fjalë i duhej t’i ishte lënë një afat për të përditësuar dokumentet, por Malaj ka zgjedhur t’ia dhurojë lekët firmës tjetër, e cila e ka me ofertën sa 99% e fondit limit. Ne nuk e dimë marrëdhënien e Malajt me këtë kompani, por Open Data Albania i ka vendosur këtij tenderi “Flamurin e Kuq”. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

Sikur cekëm pak më lartë, Malaj bën shpenzime pa kriter. Në këtë rast ne kemi të bëjmë me një ndërtesë ekzistuese, e cila ka nevojë për hidrosanitare, elektrike, suvatime, izolim tavani, lyerje dhe vendosje të dyerve e dritareve. Pikërisht këto shërbime do të ofrojë edhe ky tender, sepse kështu përcaktohet në dokumentet e preventivit. Këto riparime mund të mbylleshin edhe më shpejt dhe më lirë, sepse e kemi një ofertë të paktën 82 milionë lekë më të ulët, që praktikisht janë humbje për buxhetin e bashkisë.

Kompania e privilegjuar

Kompania “Cara” sh.p.k. me pronar Naim Carën është kompani e listës së firmave të privilegjuara nga qeveria që i marrin tenderët pa garë. Kështu, në prokurimet majme të programit të Rindërtimit pas tërmetit, kjo kompani ka fituar pa garë fondin prej 466 milionë lekë për “Riforcim godinat 37,39, Lagja 13, pranë pistës Iliria kod gis 5934, 5933(Program i Rindërtimit) në Durrës. Po ashtu, së fundmi ka marrë pa garë nga bashkia Maliq tenderin për “Rehabilitim objekteve shkollore”.

Pa konkurrencë i është dhënë Carës tenderi “Rikonstruksion i shkollës 9-vjeçare Mustafë, Bashkia Dibër 2022”, po ashtu “Rrethim i varrezave të fshatit Qerekë, Nj.A.Nikël, Krujë”, “Hidroizolim , rehabilitim në shkollen Cajupi” ku janë skualifikuar të gjithë operatorët e tjerë veç fituesit. Po kështu “Rikonstruksioni i Qendrës Shëndetësore Lis, Ambulancës Zenisht, dhe Ambulancës Mallunxë”, “Ndertim këmbë ure në Fshatin Xiber Murrize”.

Theksojmë se një nga arsyet që Malaj nuk duhet ta privilegjonte kompaninë Cara është se ky subjekt nuk është i rregullt në pagimin e taksave.

Më datë 7 korrik 2021, për “Cara” Shpk është kryer Vendosja e Masës së Sigurimit të detyrimit tatimor, lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Mbledhjes së Detyrimeve Tatimore të Papaguara, Rajoni Verior, Shkodër. U kërkua vendosja e barrës siguruese mbi titujt e pronësisë në mënyrë që të mos kryhen veprime tjetërsimi ndaj këtyre titujve për tatimpaguesin “CARA” pajisur me NUIS (NIPT)- K07729920F. Ndërkohë. vetëm pak muaj më parë, llogaritë e kësaj kompanie ka qenë të bllokuara nga përmbaruesi për shkak të detyrimeve të papaguara. Po t’i shtojmë këtyre fakteve edhe kontratat që kjo kompani ka në dorë, ndërkohë që fitoi këtë tender, vihet në dyshim kryerja në afat dhe me cilësi e punimeve. Në fund lind pyetja për kryebashkiakun Malaj: A ka frikë nga SPAK-u? 

Lexo edhe: Agron Malaj kapet mat, i fal 800 MLN lekë ish-deputeti të PD për suvatimin e një shkolle

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Read more

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja, te atentati në Rinas/ Ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën –

Mungesa e ujit të pijshëm vijon në disa lagje të Vlorës, banorët furnizohen me autobote –

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën –

Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët –

Të Lidhura

nga 27
09:50 | 31/12/2025
0

Viti 2025 u shënua nga disa ngjarje të rënda kriminale që tronditën publikun dhe rendin në vend. Gjatë periudhës 1...

Mungesa e ujit të pijshëm vijon në disa lagje të Vlorës, banorët furnizohen me autobote –

Mungesa e ujit të pijshëm vijon në disa lagje të Vlorës, banorët furnizohen me autobote –

nga 27
09:16 | 31/12/2025
0

Lagjet Partizani, Rruga e Re, Blloku te Tregu i Orizit dhe 28 Nëntori vijojnë të përballen me mungesë të theksuar...

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën –

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën –

nga 27
09:10 | 31/12/2025
0

Ndërsa bota përgatitet të festojë hyrjen e vitit 2026, disa vende në Paqësor do të jenë të parat që do...

Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët –

Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët –

nga 27
09:08 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët e familjes dhe...

Para
Tragjike/Kamioni me hekura zë poshtë makinën, 2 të rinj humbin jetën –

Tragjike/Kamioni me hekura zë poshtë makinën, 2 të rinj humbin jetën -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja, te atentati në Rinas/ Ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën –

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja, te atentati në Rinas/ Ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën –

09:50 | 31/12/2025
Mungesa e ujit të pijshëm vijon në disa lagje të Vlorës, banorët furnizohen me autobote –

Mungesa e ujit të pijshëm vijon në disa lagje të Vlorës, banorët furnizohen me autobote –

09:16 | 31/12/2025
Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën –

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën –

09:10 | 31/12/2025
Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët –

Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët –

09:08 | 31/12/2025
Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’, ja 10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025 –

08:20 | 31/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja, te atentati në Rinas/ Ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën –
  • Mungesa e ujit të pijshëm vijon në disa lagje të Vlorës, banorët furnizohen me autobote –
  • Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën –
  • Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët –
  • Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’, ja 10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025 –
  • Nga gjeli i detit te pijet, sa shtrenjtë kushton tryeza e Vitit të Ri për shqiptarët –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja, te atentati në Rinas/ Ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën –
  • Mungesa e ujit të pijshëm vijon në disa lagje të Vlorës, banorët furnizohen me autobote –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com