Agron Llakaj çdo fundvit shkon në vendlindjen e tij Memaliaj dhe paguan borxhet e banorëve. Ky informacion është bërë i ditur në emisionin radiofonik “Chaud Patate”.
Llakaj ka rrëfyer se është shumë i lidhur me vendlindjen dhe sa herë që rikthehet ndihet nostalgjik.
Pjesë e kauzës së tij të bamirësisë herë pas here bëhet miku dhe ish-portieri i Kombëtares së futbollit, Foto Strakosha, i cili gjithashtu ka lindur në këtë qytet.