Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Adriana Kalaja, ka marrë kërcënime me jetë, të cilat ai i lidhi drejtpërdrejt me kryeministrin Edi Rama dhe bashkëshorten e tij, Linda Rama.
Sipas Berishës, kërcënimet ndaj Kalasë kanë nisur prej më shumë se një muaji dhe lidhen me paditë që ajo ka depozituar në SPAK ndaj kryeministrit dhe bashkëshortes së tij për çështje që ai i cilësoi si “afera korruptive”.
“Prej një muaji a më shumë, Adriana Kalaja ka marrë kërcënime me vdekje për paditë që i ka bërë Ramës dhe Linda Ramës në SPAK”, u shpreh Berisha.
Ai shtoi se, ndonëse policia ka referuar rastin në Prokurori pas kallëzimit të bërë nga Kalaja, sipas tij çështja nuk ka avancuar.
“Është bërë një muaj dhe dosja fle në Prokurorinë e Tiranës dhe nuk është hapur asnjë çështje zyrtare”, deklaroi kreu i PD-së.
Berisha përdori gjithashtu akuza të forta, duke pretenduar ekzistencën e një “vrasësi digjital me pagesë”, për të cilin tha se është i mbrojtur nga kryeministri.
“Faqja në web e vrasësit digjital me pagesë të Ramës është e hapur… ai nxit vrasës digjitalë të kërcënojnë me jetë qytetarët”, tha ai.
Berisha paralajmëroi se çdo incident i mundshëm ndaj Adriana Kalasë do të mbajë përgjegjës kryeministrin. “Çdo incident me zonjën do ta paguaj ai vetë”, u shpreh ai.
Deklarata
Çështje tjetër që dua të denoncoj Edi Ramën. Prej mbi një muaj, më shumë Adriana Kalaja ka marrë kërcënime me vdekje për paditë që ajo i ka bërë Edi Ramës dhe Linda Ramës në SKAP për sarajet e Surrelit dhe aferat korruptive.
Dua të them se policia e bëri detyrën e vet, policia pas njoftimit zonjës Kalaja, përcolli cështjen në prokurori, por është bërë një muaj dhe çështja “fle” në Prokurorinë e Tiranës dhe nuk është hapur asnjë çështje penale. Faqja në Ëeb e vrasësit dixhital me pagesë të Edi Ramës është e hapur, por vrasësi dixhital me pagesë i Edi Ramës është i mbrojtur nga Edi Rama dhe as faqja nuk i mbyllet.
Imagjinoni si përdoren të gjitha mjetet për të terrorizuar kundërshtarët. Adriana Kalaja nuk mposhtet nga kërcënimet e Ramës dhe banditëve të tij, por jam këtu për ta paralajmëruar se cdo incident me zonjën do ta paguaj ai vetë. Nuk ka diskutim, ai nxit vrasëse dixhital me pagesë.








