Adoleshentët e ngujuar nga gjakmarrja braktisen nga shteti pas arsimit të detyruar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Adoleshentët e ngujuar nga gjakmarrja braktisen nga shteti pas arsimit të detyruar

17:16 | 10/11/2017
në Shqiperi
0

I rritur në ngujim në rrethinat e Shkodrës, Marjani-sot 22 vjeç mundet të lëvizë lirisht falë pajtimit të pjesshëm mes familjeve në hasmëri. Ndërsa po përpiqet të largohet përfundimisht nga vendi, Marjani tha se ai mundet sot të ndjekë një jetë normale vetëm falë dy mësuesve të tij, të cilët i vajtën në shtëpi gjatë viteve të ngujimit dhe i dhanë mësimet bazë atij, vëllait dhe motrës.

“Qëndroja në shtëpi bashkë me motrën dhe vëllanë tjetër. Na ka ardh për të na dhënë mësim në shtëpi mësues Leka dhe mësues Kujtimi. U jam mirënjohës se falë tyre kam shkollën bazë,” tha Marjani.

“Pastaj u largova nga Shqipëria, por kur vij i takoj mësuesit që nuk më lanë analfabet dhe ruaj respekt për ta”, shton ai.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Dy mësuesit e Marjanit, Lekë Pjetri dhe Kujtim Troshani ishin pjesë e një grupi më të gjerë arsimtarësh në fshatrat e Shkodrës dhe malësinë përreth, të cilët prej vitit 2006 nxitën qeverinë që të fillonte projektin e “Arsimit në vatra” për fëmijët e ngujuar nga gjakmarrja.

Bashkë me mësuesit Luljana Luani dhe Enkelejda Mataj ata kishin filluar më herët të jepnin mësim vullnetarisht në shtëpitë e këtyre fëmijëve, por vetëm në vitin 2006, qeveria vendosi zyrtarisht të ndërhynte.

Por një dekadë më pas, programi pushoi së ekzistuari pasi sipas Drejtorisë së Arsimit në Shkodër, në zonën e mbuluar nga projekti nuk ka më fëmijë të moshës së arsimit të detyrueshëm të ngujuar.

Zyra e statistikave e DAR Shkodër tha se numri kishte rënë nga 46 në vitin 2011 në 5 vitin 2016. Për vitin 2017, sipas Drejtorisë Arsimore, numri i fëmijëve të ngujuar është zero. Drejtoria e Shërbimeve Sociale në bashkinë e Shkodrës e cila furnizon me të dhëna Drejtorinë Arsimore tha se ka informacion për 20 familje të ngujuara me 10 të mitur, por ata nuk kualifikohen në moshën e arsimit të detyruar.

Mbyllja e programit me argumentin se nuk ka më fëmijë të arsimit të detyrueshëm të ngujuar kundërshtohet nga mësuesit vullnetarë. Ata ta thonë se ka ende fëmijë të ngujuar në zonat e thella të cilët nuk janë përfshirë në program, por problem kryesor sipas tyre mbeten të miturit që e kanë kaluar moshën e arsimit të detyrueshëm.

Liljana Luani thotë se ajo vazhdon të shkojë në fshatrat e thella të Veriut, ku ka ende sipas saj të paktën 30 fëmijë të ngujuar që ajo i viziton dhe u jep mësim. Mësuesja thotë se këta fëmijë nuk ishin të përfshirë në projektin e qeverisë, i cili përgjatë një dekade ndihmoi disa dhjetra nxënës kryesisht në fshatrat rreth Shkodrës dhe lagjet e qytetit, por nuk preku zonat e thella dhe fshatrat jashtë këtij qarku.

Mësuesit Lekë Pjetri dhe Kujtim Troshani, të cilët mësuan përgjatë një dekade fëmijët e ngujuar në Shkodër. Foto:A.Dushi

Ndërsa mësuesi Lekë Pjetri nga fshati Bardhaj tha  se shkollimi që u ishte ofruar fëmijëve të ngujuar nuk është i mjaftueshëm, duke i lënë ata jashtë niveleve të tjera të shkollimit.

“Ajo që është bërë për këtë kategori duke i dhënë mësim në shtëpi padyshim është shumë pozitive, por jo e mjaftueshme. Ndonëse nxënësit e ngujuar kanë marrë dëftesën e arsimit bazë dhe njohurit të mjaftueshme për lëndët kryesore, mundësitë që ata të vazhdojnë nivelet e tjera të shkollimit nuk janë, ndërsa projekti i qeverisë nuk përfshin ndihmë të mëtejshme,”pohon Pjetri.

Mësuesi shpjegon se mosha e adoleshencës, pas të cilës këta fëmijë nuk marrin më mësim, konsiderohet nga gjaksi si alternativë hakmarrjeje, ndërkohë që mundësitë ekonomike dhe kushtet e familjeve të tyre “nuk e lejojnë vazhdimin e shkollës edhe sikur të jenë të pajtuar apo në besë”.

“Ka prej tyre që më shkruajnë letra, tregojnë se punojnë për të mbajtur familjet. Kushtet ekonomike janë tepër të rënda, po ashtu dhe problemet sociale që mbart fenomeni,” thotë Pjetri.

Statistikat sa i përket numrit të familjeve apo të fëmijëve të ngujuar në Shqipëri janë shpesh spekulative. Numrat zyrtarë janë kryesisht minimalë, ndërsa organizatat që thonë se merren me pajtimin e gjaqeve japin shifra disa herë më të mëdha, por këto të fundit janë vënë disa herë në akuzë për shkak të spekulimit me certifikatat që përdoren në vende të Perëndimit për të kërkuar azil.

Të dhënat e Drejtorisë Arsimore të Shkodrës tregojnë se në vitet 2008-2011 nga programi “Arsim në vatra” morën mësim 171 fëmijë. Por pas tejkalimit të moshës së arsimit të detyrueshëm bazë, këta fëmijë mbeten jashtë sistemit arsimor dhe pa asnjë ndihmë për zhvillim të mëtejshëm.

Mësuesi Lekë Pjetri thotë se për shumicën e adoleshentëve me të cilët ai mban kontakte, jeta vijon të jetë e ashpër. Sipas Pjetrit, ata më me fat kanë ikur nga Shqipëria apo janë zhvendosur në zona të tjera të vendit larg Shkodrës që nuk dihen dhe as identifikohen.

Por pjesa tjetër mbeten të ngujuar dhe me pak mundësi për një jetë normale.

“Pasi kryejnë arsimin e detyruar, ata konsiderohen të rritur dhe angazhohen në kërkimin e rrugëve për mbijetesë”, thotë ai.  Mësuesi tregon se në disa raste ata shkojnë në zonat e thella nga kanë ardhur dhe merren me punë sezonale bujqësie në pronat e mëparshme të familjes.

“Nuk kam dijeni që të ketë të ngujuar ose ish- të ngujuar nga ata që  u kemi  dhënë mësim në shtëpi që të kënë vazhduar shkollën më tej,” thotë ai.

Pjetri kujton megjithatë se shumë gjëra kanë ndryshuar prej kohës kur ai filloi të jepte mësim vullnetarisht në një familje me tre fëmijë, të cilët u ngujuan vetëm pak muaj para se të mund të mbyllin arsimin e detyrueshëm dhe të jepnin provimet e lirimit.

Edhe mësuesit e tjerë kujtojnë se situatat në të cilat janë përfshirë nuk kanë qenë më komodet. Atyre u duhej të ndiqnin Kanunin, të kërkonin besë te familja armike dhe të fitonin besimin e familjes ku jepnin mësim.

Shpesh situatat kanë qenë absurde.  Enkelejda Mataj tregon se para disa vitesh ka dhënë mësim në një familje me fëmijë të ngujuar në lagjen “Skenderbeg “të qytetit, në periferi.

Ajo tregon se ishin dy fëmijë, motër e vëlla që nuk shkonin në shkollë nga frika e gjakmarrjes pasi babai i tyre kishte vrarë baxhanakun e tij, pra burrin e tezes. Ai kishte ikur jashtë vendit, ndërsa nëna me dy fëmijët ishte zhvendosur në Shkodër ku jetonte në një shtëpi të vjetër dy katëshe me qera. Bashkë me të ishte zhvendosur edhe motra e saj, bashkëshortja e të vrarit.

“Ato jetonin në të njëjtën banesë,  secila në një kat edhe pse sipas Kanunit ishin në gjak. Fëmijët komunikonin me njëri-tjetrin, por në shkollë shkonin vetëm fëmijët e të vrarit, pasi ata të vrasësit nuk kishin leje nga fisi i viktimës dhe pse jetonin në një shtëpi dy palët,” përfundon mësuesja.

/Birn/

Etiketa: gjakmarrjengujim

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
E quajtën “përbindësh” për shkak të syve! E vërteta e 8-vjeçarit

E quajtën “përbindësh” për shkak të syve! E vërteta e 8-vjeçarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com