Abuzimet e Ermal Dredhës lënë Orikumin pa pastrim, anulohet tenderi 236 milionë lekë pas denoncimit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Abuzimet e Ermal Dredhës lënë Orikumin pa pastrim, anulohet tenderi 236 milionë lekë pas denoncimit

15:19 | 07/11/2024
në Kryesore, Shqiperi
0

Anulohet tenderi i firmosur nga Kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha për pastrimin e qytetit të Orikumit. Jo vetëm që kryetari e la pa e pastruar qytetin gjatë sezonit turistik, plehrat janë bërë mal në hyrje të Orikumit duke krijuar erë të padurueshme për banorët, por tenderi manipulohet dhe zvarritet.

Bashkia Vlorë e ka hapur tender në muajin shtator 2024 me objekt “Shërbimi i pastrimit të njësisë administrative Orikum”, që parashikohej të mbahej më datë 23 shtator 2024, por procedura ka ngecur për shkak të një denoncimi.

Përpara se të analizojmë ankesën e bërë në KPP dhe vendimin e marrë për tenderin, duhet të përmendim disa absurditete që përmban formulimi i tenderit.

Read more

Policia blindon me kangjella Kryeministrinë, protestuesi gjuan drejt godinës –

Arlinda Pogaj dhe Blerta Dardha qerasin me 1.23 mln euro Albert Metanin –

Rreziqe serioze për sigurinë e biznesit –

:Qeverinë do ta hedhim në Lanë!”/ Opozita fton qytetarët në protestën kombëtare –

Në preventiv thuhet se pastrimi do të bëhet për vitin 2024, ashtu sikur është emërtuar edhe objekti i tij, mirëpo Dredha është kujtuar në gusht të hapë prokurimin.

Kështu muajt e tjerë, madje ato më kryesorët gjatë sezonit të plazhit, Orikumi vazhdoi me situatën e rënduar të pastrimit.

Gjithashtu thuhet se kontratat vlen për 365 ditë, mirëpo në tabelë është shënuar 12 muaj me nga 31 ditë secili, çka i bie mbi 370 ditë. Këto mund të jenë lapsuse, pasi dihet që në komisione qëndrojnë persona të pakualifikuar për prokurimet.

Por fakti që viti po mbyllet dhe tenderi ende nuk është mbyllur, tregon shumë për abuzimin që bën Dredha me buxhetin e bashkisë.

Prandaj në tetor firma “Silver” SHPK ka denoncuar pranë Komisionit të Prokurimeve Publike këtë tender, me argumentin se ka gabime në përllogaritjet e kostove për disa zëra, si dhe janë vendosur kritere që diskriminojnë operatorët dhe favorizojnë një operator që mund të jetë pikasur si fitues.

Në datë 15.10.2024, Komisioni i Prokurimit Publik mori vendimin Nr. 1443/2024, ku vendosur të pranojë pjesërisht ankesën e “Silver” SHPK dhe i kërkoi Dredhës të bëjë disa modifikime  në tender që janë në kundërshtim me ligjin. Më datë 30 tetor, Bashkia ka siguruar komisionin se ka vënë në zbatim rekomandimet dhe ka bërë ndryshimet e nevojshme.

Por në fakt nuk ka ndodhur ashtu!

“Referuar sistemit të prokurimit elektronik rezulton se shtojca për modifikimin e dokumenteve e tenderit është publikuar në sistemin e prokurimit elektronik por ajo nuk është tërësisht në përputhje me vendimin nr.1443/2024, datë 15.10.2024 të KPP-së”, shprehet KPP ne vendimin e saj.

 

 

Prandaj edhe njëherë në këtë vendim të fundit theksohet se Autoriteti Kontraktor nuk ka respektuar ligjin në pikën ku është bërë analiza e kostos për zërin ngarkim dhe transportim i mbeturinave.

Një zë i rëndësishëm ky dhe që gjë përfshinë një vlerë të konsiderueshme në shpenzime.

“Duke e analizuar në këtë këndvështrim dhe pas njohjes me zërat e preventivit dhe analizën e kostos të dërguar nga autoriteti kontraktor për procedurën konkrete të prokurimit dhe ku njësitë e vetëqeverisjes vendore janë të ngarkuara për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi, KPP vëren se analiza e kostos për zërin ngarkim transport mbeturina i cili hyn në fushën e përgjegjësisë së këtij akti nënligjor nuk është hartuar në përputhje me parashikimet e tij. Për sa kohë që llogaritja e kostos për zërat që lidhen me menaxhimin e mbetjeve gjejnë rregullim të posaçëm përmes aktit më sipër, autoriteti kontraktor si njësi e vetëqeverisjes vendore duhet të marrë masa që t’i qëndrojë strikt këtij rregullimi dhe të hartojë preventivin për zërat që lidhen me menaxhimin e mbetjeve siç parashikon akti nënligjor me sipër”.

 

Bashkia Vlorë nuk i ka respektuar këto rekomandime po vazhdon të mbajë dokumentet me gabime në përllogaritjen e zërave. Kështu që më datë 4 nëntor 2024 është vendosur të anulohet tenderi. Komisioni i bën thirrje Dredhës të mos vazhdojë në asnjë mënyrë me procedurat. Kështu Orikumi do ta mbyll këtë vit me mbeturina nëpër rrugë!

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Të Lidhura

Policia blindon me kangjella Kryeministrinë, protestuesi gjuan drejt godinës –

Policia blindon me kangjella Kryeministrinë, protestuesi gjuan drejt godinës –

nga 27
17:20 | 10/02/2026
0

Policia ka vendosur kangjella metalike përpara Kryeministrisë, ndërsa forca të shumta policore janë pozicionuar pranë saj për të kontrolluar situatën...

Arlinda Pogaj dhe Blerta Dardha qerasin me 1.23 mln euro Albert Metanin –

Arlinda Pogaj dhe Blerta Dardha qerasin me 1.23 mln euro Albert Metanin –

nga 27
17:12 | 10/02/2026
0

Ashtu si Arlinda Pogaj qeras Albert Metanin me 580 mije euro ushqim per qente e policise edhe Blerta Dardha qeras...

Rreziqe serioze për sigurinë e biznesit –

Rreziqe serioze për sigurinë e biznesit –

nga 27
16:40 | 10/02/2026
0

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham) ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me situatën e sistemeve digjitale qeveritare,...

:Qeverinë do ta hedhim në Lanë!”/ Opozita fton qytetarët në protestën kombëtare –

:Qeverinë do ta hedhim në Lanë!”/ Opozita fton qytetarët në protestën kombëtare –

nga 27
16:26 | 10/02/2026
0

Sot, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, opozita do të zhvillojë protestë kombëtare, që e cilëson një përballje të fortë me...

Para
Alqi Bllako merret i pandehur edhe për inceneratorin e Tiranës

Alqi Bllako merret i pandehur edhe për inceneratorin e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Policia blindon me kangjella Kryeministrinë, protestuesi gjuan drejt godinës –

Policia blindon me kangjella Kryeministrinë, protestuesi gjuan drejt godinës –

17:20 | 10/02/2026
Arlinda Pogaj dhe Blerta Dardha qerasin me 1.23 mln euro Albert Metanin –

Arlinda Pogaj dhe Blerta Dardha qerasin me 1.23 mln euro Albert Metanin –

17:12 | 10/02/2026
Rreziqe serioze për sigurinë e biznesit –

Rreziqe serioze për sigurinë e biznesit –

16:40 | 10/02/2026
:Qeverinë do ta hedhim në Lanë!”/ Opozita fton qytetarët në protestën kombëtare –

:Qeverinë do ta hedhim në Lanë!”/ Opozita fton qytetarët në protestën kombëtare –

16:26 | 10/02/2026
Shqiptari plagos me thikë pronarin e lokalit dhe djalin e tij në Itali –

Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, rejtohej nga shqiptarë dhe menaxhohej nga Shqipëria –

15:22 | 10/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Policia blindon me kangjella Kryeministrinë, protestuesi gjuan drejt godinës –
  • Arlinda Pogaj dhe Blerta Dardha qerasin me 1.23 mln euro Albert Metanin –
  • Rreziqe serioze për sigurinë e biznesit –
  • :Qeverinë do ta hedhim në Lanë!”/ Opozita fton qytetarët në protestën kombëtare –
  • Goditet rrjeti i trafikut të kokainës në Itali, rejtohej nga shqiptarë dhe menaxhohej nga Shqipëria –
  • Gjykata Speciale e Hagës liron Haxhi Shalën, një nga ish-drejtuesit e UÇK –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Policia blindon me kangjella Kryeministrinë, protestuesi gjuan drejt godinës –
  • Arlinda Pogaj dhe Blerta Dardha qerasin me 1.23 mln euro Albert Metanin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com