Deputetja Alban Vokshi, ka folur në News 24, edhe në lidhje me përjashtimet në parti.
Ajo u shpreh se janë larguar ata që kanë punuar kundër interesave të demokratëve, ndërsa shtoi se propozimet kanë ardhur nga seksionet ose grupseksionet.
Ola Bruko: Përjashtime për shkak se mbështetën Salianjin?
Albana Vokshi: Ai mundohet të takojnë 1-2 kokrra demokratësh andej e këtej. Nuk mendoj se është kaq i rëndësishëm Salianji. Unë di listat e 2 degëve të mia, në secilën prej rasteve që kanë dalë kundër vendimeve dhe linjës së PD, që kanë bërë fushatë për PS, kanë qenë komisionerë të PS, nuk janë më në listën e PD të Kamzës dhe Vorës. Kush i jep rëndësi vetes se mua më hoqën, nuk ka fare vërtetësi në këto deklarata. Merrni listat, ka edhe mjaft të tjerë që nuk janë anëtar sepse nuk plotësojnë kriteret për të qenë anëtarë të PD. Ka vendime unanime të degëve, të ardhura me propozime të seksioneve apo grupseksioneve.
Nderkaq, Partia Demokratike mban më 17 prill protestën e radhës kombëtare. Deputetja Albana Vokshi ka deklaruar se ende nuk është marrë një vendim në lidhje me skenarin që d të ndiqet, por do të merren propozime nga baza.
“Nuk mund të flas për skenar, nuk jam pjesë e grupit të punës, detajet do t’i japë grupi, por po merren propozime nga strukturat. Po diskutojmë dhe marrim propozime nga baza, nga anëtarët janë propozuar disa mënyra për zhvillimin e protestës dhe më pas do të vendose. Pritshmëritë janë që të jetë një protestë edhe më masive se e para. Protesta jonë nuk ka qëllime partiake. Çdo qytetar është i ftuar të na bashkohet. Protesta mund të ishte organizuar nga shoqëria civile por nuk e kanë bërë, as organizata të ndryshme. Kërkojmë qeveri teknike dhe dorëheqje të Ramës. Nuk ka integrim në BE me Ramën”, tha ajo.
Vokshi ka hedhur dritë edhe mbi tensionet e ndodhura ditën e djeshme në seancë plenare.
Vokshi: Absurdi nuk ka më kuptim. Mundohen të të denigrojnë, kërcënojnë, fyejnë, kërcënojnë ty dhe familjen, të përmendin fëmijët, kërkojnë edhe përjashtimin. Nuk të japin të drejtën e fjalës, të shkelin çdo të drejtë që të takon me Rregullore.
Balla po përdoret nga Balla për të drejtuar Kuvendit, është ai që i jep urdhra Peleshit, është ky që përdor Rama për ë kërcënuar deputetët e opozitës, siç bëri edhe dje me Hotin dhe kur ajo kërkoi të drejtën e fjalës ai e kërcënoi. Një i paburrë, një sharlatan që është turpi i Parlamentit të kërcënojë gra deputete, është e paimagjinueshme. Si mund të kërcënohet një nënë ashtu dhe të kërkohet të përjashtohet. Cilën seancë pengoi ajo? Balla i tha “Ik andej se ta tregoj unë pastaj”, kush është ai që i tregon grave, ai i paburrë mund të kërcënojë gratë deputete dhe të tentojë të denigrojë dhe të përdorë fjalor seksist. Nëse deputetet socialiste e pranojnë, ne jo, kurrsesi. Kishte marrë urdhër nga Rama që të prishte seancën se dje do të diskutohej Durana”, tha ajo.








