A jeni gati ju që Ramaduro t’ia transferojë kompetencat Lubi Ballukut?
Kjo është e vetmja fjali që kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë në foltoren e Kuvendit në seancën kur p[o shqyrtohet kërkesa për projektligjin e pranimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes.
Fjala e Berishës ka shkaktuar hilaritet në seancë, ndërsa në të njejtën mënyrë ka reaguar edhe zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, ndërkohë që Gjykatën Kushtetuese sot zhvillon seancwn për shqyrtimin e ankimimit të kryeministrit Rama mbi vendimin e GJKKO për pezullimin e saj nga detyra.
Berisha: Vetëm një pyetje. A jeni gati ju që Ramaduro t’ia delegojë kompetencat Lubi Ballukut. Na u përgjigjni me këtë pyetje.
Niko Peleshi: Jo me këtë gjuhë Zoti Berisha. Në kuvend nuk e lejojmë këtë gjuhë.
Sali Berisha: Jeni të gjithë lubistë.
Niko Peleshi: Po fyen, po ofendon!










