A e inkurajon Bibla vetëflijimin përmes mosushqyerjes? – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

A e inkurajon Bibla vetëflijimin përmes mosushqyerjes?

16:00 | 09/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Kaon Serjani*

Për të treguar nëse Bibla inkurajon vetëflijimin apo frymëzon dashurinë për jetën, duhen marrë në shqyrtim pasazhe biblike. Le të shohim disa prej tyre.

Teksti i parë përshkruan një episod nga jeta e profetit Elija, i cili njëherë kërkoi të vdesë, duke thënë: “Tani mjaft, o Zot! Merr jetën time! . . . Pastaj u shtri dhe e zuri gjumi.” (1 Mbretërve 19:4-5).

Read more

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Kur këqyrim kontekstin e këtij tregimi, bëhet e qartë se Elija po kalon një situatë depresive. Duket se shkak kryesor i kësaj gjendje të rënduar mendore dhe emocionale është bërë ndjenja e dështimit në misionin e tij. Në këtë moment të vështirë të jetës së tij, ai braktis dëshirën për të jetuar, endet nëpër shkretëtirë pa ngrënë e pa pirë.

Po si vazhdon historia? “Ja që një engjëll e preku dhe i tha: “Çohu dhe ha”. Ai shikoi dhe pa pranë kokës së tij një kulaç të pjekur mbi gurë të nxehtë dhe një enë me ujë… Ai u ngrit, hëngri dhe piu.” ( 1 Mbretërve 19: 5-8).

Çfarë frymëzimi mund të marrë lexuesi i sotëm nga ky tekst biblik? Nëse ka këtu ndonjë deklaratë të Perëndisë (përmes engjëllit) për dikë që do të vendoste të mos ushqehej me qëllim për të vdekur, është ky: “Çohu dhe ha!” Unë besoj se, në një kuptim, Zoti do i thoshte të njëjtën gjë sot çdokujt që ndihet i lodhur nga vështirësitë e jetës: “Çohu dhe ha, sepse rruga është tepër e gjatë për ty!”.

Në fakt, i takon Krijuesit të jetës që ta vendosë se sa e gjatë do të jetë rruga e secilit prej nesh në tokë. Ky është vetëm një prej shumë teksteve që tregojnë se Zoti i Biblës është pro jetës dhe një kundërshtar i mendimeve që nxisin shuarjen e dëshirës për të jetuar.

Urimi për një jetë të gjatë mbi dhé për njeriun nuk është një nocion i izoluar në krishterim. Në narrativën biblike, që nga fillimi është prezantuar se kjo ishte dëshira dhe plani i Perëndisë për njeriun.

Në fakt, Perëndia e krijoi njeriun që të mos vdiste kurrë fizikisht, por vetë njeriu zgjodhi vdekjen (Zanafilla 3). Edhe pas rebelimit të njeriut, dëshira e Perëndisë që njeriu të ketë ditë të gjata mbi dhé, u shpreh prej Tij në urdhërimin e 5-të dekalogut: “Do të nderosh atin tënd dhe nënën tënde, me qëllim që ditët e tua të jenë të gjata” (Eksodi 20:12).

Pasazhe të tjera në Bibël, theksojnë rëndësinë që ka në sytë e Perëndisë mirëqenia si shpirtërore, ashtu edhe fizike e njeriut.

Përmendim këtu vargun Mateu 6:31: “Mos u shqetësoni, pra duke thënë: “Çfarë do të hamë ose çfarë do të pimë… Ati juaj qiellor, pra, e di mirë se ju keni nevojë për të gjitha këto gjëra”.

Të parë këto vargje, në kontekstin e pasazheve të tjera që gjejmë, tregojnë që Perëndia i Biblës, jo vetëm që i njeh nevojat fizike për ushqim të njeriut, por Ai përkujdeset në mënyrë të veçantë për këto nevoja jetike të tij. Një lexues i vëmendshëm i Biblës, do të gjejë udhëzime të qarta dhe detaje për t’u habitur për rëndësinë dhe kujdesin e veçantë që tregon Perëndia për ushqyerjen dhe mirëqenien fizike të njeriut dhe se vetësakrifica deri në vdekje nuk është aspak qëllimi dhe dëshira e Perëndisë për njeriun.

Është e qartë, pra, se askush që lexon Biblën me një mendje të kthjellët, nuk mund të frymëzohet për të dëshiruar një jetë më të shkurtër, por për të kundërtën. Edhe sikur anëtarët e familjes Josifi do të kishin dëshiruar vetëflijimin, nuk mund të arrihet në konkluzionin që të jenë frymëzuar prej Biblës.

Fatkeqësisht, (ashtu siç ka pasur deri tani) do të ketë edhe të tjerë njerëz që nga ligështimi i zemrës prej halleve të jetës, do të lënë ushqimin për të mos jetuar më. Unë uroj që të tillë njerëz nuk do të gjenden asnjëherë vetëm, dhe qofshim ne ai zëri i engjëllit të Perëndisë që do t’u japë zemër të vuajturve të tillë dhe do t’u thotë: “Çohu dhe ha, sepse ke edhe shumë rrugë për të bërë!” .

* Kaon Serjani është teolog dhe apologjet

Etiketa: A e inkurajon Bibla vetëflijimin përmes mosushqyerjes?BiblaEksodiKaon SerjanimosushqyerjaProfeti ElijavetëflijimiZanafilla

Të Lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

nga 27
23:01 | 15/03/2026
0

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:11 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:05 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

nga 27
21:53 | 15/03/2026
0

Qyteti i Durrësit njihet për pasuritë e shumta të trashëgimisë kulturore mbi dhe nëntokë. Por nën të, fshihet edhe një...

Para
Komisioneri Publik kundër KPK: Të shkarkohet prokurori i Apelit në Durrës

Komisioneri Publik kundër KPK: Të shkarkohet prokurori i Apelit në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com