Kryeministri Albin Kurti nuk ka preferuar të bëjë komente lidhur me një takim të mundshëm të tij me homologun, Edi Rama.
Teksa dilte nga ambientet e zyrës së tij, Kurti është pyetur nga mediat nëse ka në plan të takohet me Ramën, pyetje së cilës kreu i qeverisë së Kosovës ka refuzuar t’i përgjigjet.
Kurti ka përshëndetur gazetarët dhe ka hyrë në automjetin e tij dhe është larguar.
Ndërkohë gjatë vizitës në Prishtinë, Rama është pritur në një takim nga Presidentja Vjosa Osmani.