Në kuadër të operacionit “Këmbyesit” janë arrestuar tre persona, si dhe ka sekuestruar një sasi prej 11 mijë eurosh të dyshuara si të falsifikuara.
Në pranga kanë përfunduar: Leone (Luan) Duka, 41 vjeç banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
Arrestimi i tyre, u bë pasi në bashkëpunim me njëri- tjetrin, në pikën Exchange të shtetasit me iniciale N.K., në qytetin e Gramshit, kanë këmbyer 3 kartëmonedha, me prerje 100 euro secila të cilat dyshohet se janë false.
Gjithashtu policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 11.000 euro, të dyshuara të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Falsifikimi i monedhave, i kryer në bashkëpunim”.