Aktorja dhe këngëtarja Selena Gomez i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Mikja e saj më e mirë i ka dhuruar veshkën duke i shpëtuar kështu jetën Gomes.
Këngëtarja prej javësh nuk ka qenë prezente për publikun duke bërë të lindin spekulime të shumta.
Ajo ka shpjeguar përmes një postimi në Instagram arsyet e largimit të përkohshëm.
“E di që disa prej fansave të mi e vunë re mungesën e aktivitetit tim gjatë verës dhe kanë pyetur pse nuk po promovoja muzikën time të re. Më duhej t’i nënshtrohesha një transplanti në veshka, për shkak të lupusit, nga i cili vuaj dhe kam qenë në periudhë rehabilitimi. Falenderoj familjen dhe mjekët për gjithçka kanë bërë. Nuk kam fjalë të falenderoj shoqen time të bukur Francia Raisa. Ajo më dhuroi veshkën, jam e bekuar. Të dua motër!”, ka shkruar Selena.