Uragani Irma tashmë i është afruar Floridës.
Me erëra që kapin shpejtësinë deri në 209 km/h uragani ka prekur tashmë ishujt në jug të Floridës.
Niveli i ujërave është rritur përgjatë bregdetit të shtetit amerikan, ku pritet një stuhi e fuqishme.
“Irma” u ka marrë jetën së paku 25 perosnave në ishujt Karaibe, ndërsa 30% të popullisë prej 6,3 milionë banorësh të Floridës i është kërkuar me detyrim evakuimi.
“Irma” pritet të godasë mëngjesin e së dielës, me orën lokale, bregdetin e Floridës.