Të dashura gra të llojit tuaj… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të dashura gra të llojit tuaj…

14:36 | 11/09/2017
në Opinion
0
Noela Yzeiri

Noela Yzeiri

Nga Noela Yzeiri

Pas lajmit të vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi, gra të thjeshta si unë, prisnin nga gratë t’i jepnin asaj të paktën paqen e merituar, atë paqe që për fat të keq jeta nuk ia dha. Edhe këtë herë gratë shqiptare dhanë provën se nuk janë në gjendje të reflektojnë, madje duket i kanë humbur krejtësisht mekanizmat e tyre të empatisë.

Duke injoruar çnjerëzisht plagën e hapur të një nëne që po i dridhet shpirti, se i kanë vrarë fëmijën dhe dhimbjen e paimagjinueshme që po përjetojnë nipi e mbesa e saj, pasi babai u ka vrarë nënën, këto lloj grash vërshuan në një histeri kolektive, një pafundësi sharjesh e fyerjesh kundrejt së ndjerës, tipike të inatit të një vjehrre të keqe, kur i përvishet nuses se nuk i ka hekurosur mirë perdet.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Këto farë grash janë lindur dhe rritur në truallin patriarkal, ku ligjin e bën burri dhe gruaja ka për detyrë vetëm të bindet. Askush prej nesh nuk zgjedh të jetojë nën frymën e një despotizmi atëror  apo maskilizmi të skajshëm, mbi të cilin është ngritur dhe ndërtuar figura e gruas dhe vendi i saj periferik në raportet brenda familjes.

Por ju, gra të këtij lloji nuk jeni aspak fajtore për këtë. Faji juaj është që nuk keni pasur vokacionin dhe kurajën për ta menduar dhe gjykuar ndryshe këtë mënyrë jetese, ku ju kanë trajtuar baraz me një hiç, se nuk keni pasur dëshirën për të çmuar lirinë dhe për t’i pranuar vetes që mënyra se si kanë trajtuar nënën tuaj dhe dogmat, me të cilat ju jeni rritur janë antihumane dhe kundër çdo të vërtete për vlerat, aftësitë që keni dhe asaj që mund t’ia mbërrini ju.

Prandaj, gra të llojit tuaj, është e patolerueshme se nga këndi, ku ju mbushni specat, apo vetëm e vetëm se nuk keni gjetur ende vendin tuaj në botë të shfreni gjithë vrerin e inferioritetit tuaj, kundër një gruaje që ndryshe nga ju, aspironte dhe luftonte çdo ditë për të realizuar vetveten.

Të nderuara gra të llojit tuaj, ju duhet të kuptoni se ka gra që ndryshe nga ju që së fundmi keni zbuluar edhe facebook-un, nuk rrojnë vetëm për të adhuruar atë që pandehni se qeveris sipër jush, se ka gra që nuk rrojnë vetëm për të zbatuar leksionet që iu jepni që në vogëli se si priten e përcillen njerzit e burrit, por kanë një tjetër ndërgjegjësim për personalitetin e tyre dhe mundohen çdo ditë që me punë dhe me mund t’ia dalin mbanë përmbushjes së përgjegjësive për të mbajtur familjen dhe rritur fëmijët.

Të nderuara gra të llojit tuaj, ju që nuk humbni rastin për të imituar fashionistet dhe ëndërruar një jetë me komoditete si në fotografi, do të bënit mirë që sipër komodinës tuaj të mbanit gjithmonë një libër, për të kuptuar se moda dhe stili kanë qenë edhe ato beteja për të shfaqur në një tjetër dimension forcën, personalitetin dhe lirinë e gruas edhe në nivelin e imazhit.

Të nderuara gra të llojit tuaj,  fatkeqësissht shumica prej jush janë të privuara nga identiteti i tyre, ndryshe nuk ka si shpjegohet gjuha e sharjeve dhe mallkimeve për një tjetër grua! Me siguri ju nuk keni asgjë tuajën, ju jeni diçka që të tjerët kanë vendosur që ju të jeni, prandaj opinionet tuaja duhen lënë në atë heshtjen e bezdisshme që krijon zbrazëtia e njeriut përballë, me të cilin bisedat janë gjithmonë shteruese dhe të cekta.

Të nderuara gra të llojit tuaj, ju duhet të kuptoni se në të qënit burrë nuk ka asgjë të jashtëzakonshme dhe se për të mirën e tyre duhet t’u mësoni vajzave se si të jenë të pavarura, se si të mësojnë të ecin pa patericë, por se si t’u japim krahë të fluturojnë lart në qiellin e lirisë dhe dritës së dijes. Asnjë interlokutor maskil nuk duhet t’u diktojë atyre se si duhet të mendojnë.

Të dashura gra, këto ngjarje duhet të na bëjnë të reflektojmë për ato pyetje që duhet të nxisim tek vajzat tona: Në cilën mënyrë gruaja mund të realizohet si qënie njerëzore, cilat janë rrugët që hapen përpara saj, cilët janë rrugët që përfundojnë me një qorrësokak, si arrihet indipendenca në dipendencë? Cilat rrethana pengojnë pavarësinë e një gruaje dhe a do jetë në gjendje ajo t’i tejkalojë?

Të dashura, gra, nëna , motra, ju që përpiqeni çdo ditë me mish dhe shpirt për të mbjellë lule në moçalin e injorancës dhe padijes shekullore që dominon këtë shoqëri, lufta jonë e përditshme mos të ndalet, sepse jeta dhe liria e çdo gruaje vlen njësoj dhe duhet të na përkasë të gjithave!

Etiketa: empatiafashionistetFildes HafiziinjorancaNoela YzeiripadijeTë dashura gra të llojit tuaj...

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Rama shtrëngon duart me Bashën në Parlament

Rama shtrëngon duart me Bashën në Parlament

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com