Ditë e enjte në Gjykatën e Shkallës së Parë janë zhvilluar homazhe në nder të gjykatëses Fildes Hafizi e cila u vra pak ditë më parë nga ish-bashkëshorti.
Të pranishëm në homazhe ishin përfaqësues të Dhomës së Avokatisë si dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi.
Gjykatja Hafizi ishte caktuar gjyqtare në Gjykatën e Shkallës së Parë Shkodër, edhe pse kjo e fundit kishte bërë kërkesë që të transferohej në Tiranë apo në Durrës, pasi ndihej e kërcënuar nga ish-bashkëshorti Fadil Kasemi.