Plagë që nuk mbyllet kurrë. E tillë është dhimbja për fëmijën e humbur, sado që vitet kalojnë e jeta rrejdh në ngjarje.
Në ditëlindjen e 10 të vajzës që nuk jeton më, Sidrit Bejleri ka zgjedhur të rrëfejë këtë dhimbje të përjetshme.
“Kjo është Sofi Sidrit Bejleri. Them është sepse do vazhdojë të jetë për mua, deri ditën që do mbyll sytë dhe do e takoj andej, dashtë Zoti!
Sot do mbushte 10 vjeçe, por Zoti me plotfuqishmërinë e Tij e mori, ashtu dhe siç na e dha…
Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t’ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij…
Se nuk ikën domosdoshmërisht, plaku para të riut, i sëmuri para të shëndetshmit dhe prindi para fëmijës…
Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë. Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi. Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme!”, ka shkruar Sidrit Bejleri.