Për shkak të thatësirës liqeni i Shkodrës ka nxjerrë në sipërfaqe një anije austro-hungareze, e cila mendohet se i përket shekullit të 19-të.
Bëhet me dije se anija është rreth 20 metra i gjatë dhe katër metra i gjerë, teksa pritet të vizitohet nga ekspertë të fushës për të mësuar më shumë detaje.
Në pjesën e poshtme të mjetit lundrues është i dëmtimi që anijes i ka shkaktuar një mjet shpërthyes që me siguri ka sjellë dhe mbytjen e anijes.
Banorët e zonës kanë qenë në dijeni të mjetit lundrues, ndërsa janë shprehur se organet vendore duhet të gjejnë mënyrën për ta kthyer atë në një mjet atraktiv për turistët.