Princesha japoneze Mako, 25 vjeçe, ka vendosur të heqë dorë nga statusi i saj mbretëror për t’u martuar me një pianist, me të cilin siç thotë ajo ka rënë në dashuri.
Me bashkëshortin e saj të ardhshëm, Kei Komuro, ajo u njoh kur ishin shokë shkolle në Universitetin Kristian Ndërkombëtar të Tokios.
Princesha Mako do të humbasë edhe favoret e statusit të saj mbretëror pasi të martohet me bashkëmoshatarin Komuro, i cili nuk ka asnjë status të tillë.