Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë zgjedhur për të bërë pushimet e tyre të para si familje në fshehtësi.
Çifti mbretëror fluturoi bashke me Prince George 2 vjeç dhe Princeshën Charlotte 10-muajshe në një vend të fshehtë në Alpet franceze të mërkurën e kaluar.
Ndryshe nga pushimet mbretërore të skive të meparshme, kur ishte ftuar një grup i fotografëve ata zgjodhën për të mos i lajmeruar mediat për planet e tyre.
William dhe Kate kanë zgjedhur të ftojnë vetëm një fotograf të vetëm nga Shoqata e medias , i cili mori një numër të vogël të fotove që u publikuan në media. Gjashtë fotografi të zgjedhura me kujdes janë dhënë më pas në shtyp këtë mëngjes, disa orë pas kthimit të familjes.
Çifti kanë bërë më parë ankesa mbi mediat për cënimin e privatësisë së tyre, dhe tashmë tregohen shumë të kujdesshëm për të mbajtur fëmijët e tyre larg nga syri i publikut.