Mijëra salmonë të zënë rob janë arratisur nga ferma e peshqve.
Peshqit kanë arritur të fitojnë lirinë tashmë që notojnë në ujërat e Oqeanit Paqësor.
Sipas kompanisë kanadeze “Cooke Aquaculture” një dallgë e fortë që erdhi si shkak i eklipsit diellor ka shkatërruar fermën duke u mundësuar peshqve ëndrrën për t’u kthyer në oqean.
Janë rreth 5000 peshq të lirë në botën e pafundme oqeanike, por ka një problem.
Kata salmonë janë të Atlantikut, ndërsa janë arrtisur drejt Paqësorit, duke krijuar kështu një shqetësim të mundshëm në ekosistemin e ndjeshëm.