Gwynet Paltrow njihet për stilin e saj të jetesës ku dhe ka bërë shumë libra dhe produkte që lidhen me temën, por tani ajo akuzohet se po jep këshilla të pabaza shëndetësore.
Denoncimi vjen nga komisioni i kontrollit në favor të konsumatorit, TINA, sipas të cilit websajti i aktores “Goop”, përmban pretendime mjekësore pa baza shkencore dhe për këtë i ka kërkuar shtetit të Kalifornisë ta bllokojë.
TINA ka evidentuar në veçanti rreth 50 produkte, për të cilat aktorja thotë se mund të shërojnë shqetësime si depresioni, ankthi apo dhe pagjumësia.
Një përfaqësues i “Goop” tha se kompania është e gatshme të bashkëpunojë me komsionin e kontrollit, edhe pse thotë se pretendimet e ngritura kundër saj janë të pabaza.