Në malin e Dajtit në ambjentet piktoreske të teleferikut po mbahet “Festa e plisit të Bardhë”.
Sivjet kjo festë është e mbushur me aktivitetete, ku nuk mungon muzika, kërcimi, vallja, poezia, promovime libri, lojrat popullore, sportet, gatimet e ndryshme të traditës, e kështu me radhë.
Për herë të parë në “Festën e Plisit të Bardhë” merr pjesë Shoqata kulturore artistike “Anadrini” nga Rahoveci, e cila ka shënuar në kujtesën e saj një histori të pasur suksesi.
Më poshtë disa nga aktivitetet:
Në festën kombëtare, të organizuar në parkun e Dajtit me 27 gusht 2017, shoqata “Anadrini” do të prezantohet me një kolazh të valleve me motive kosovare, instrumental me çifteli si dhe disa këngë të interpretuara nga solistët dhe orkestra. Udhëheqës i shoqatës Xhafer Bytyqi kurse udhëheqës artistik Baki Xhaferi.
Shoqëria Kulturore Artistike “Muharrem e Xhevat Qena” nga Ramaja e Hasit, do të prezantohet më valle të shoqëruara me def dhe me lodër, këngë për Bajram Currin, kercime të burrave dhe grave të Hasit të cilat janë karakteristikë e këtij grupi. Udhëheqës i shoqërisë Rasim Beqaj.