Një 51-vjeçarë nga Lushnja ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, e cila ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital.
Sipas policisë rreth orës 18:15, në fshatin Plug të Lushnjes, 55 vjeçari Tajar K, ka goditur mesjete të forta 51-vjeçaren me inicialet N.K, e cila ndodhte në gjendje të rëndë në spitalin e Lushnjes.
Policia ka shoqëruar në Komisariat bashkëshortin e 51 vjeçares Tajar. K, ndërsa nuk bëhen ende të ditura shkaqet e konfliktit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje.