Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka reaguar pas sulmit të militantëve islamikë që vranë 13 persona në Barcelonë.
Merkel shprehet se Gjermania qëndron në krah të Spanjës, në vendosmërinë e saj për të mos lejuar sulmet terroriste të marrin jetë njerëzish.
“Këto sulme vrastare na treguan edhe njëherë përzbusjen e madhe ndaj njerëzimit që sundon mes terrorizmit islamik. Jemi të gjithë të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mos i lejuar këta kamikazë, që të na ndalin të jetojmë me stilin tonë të jetesës” , shton më tej Merkel.
Merkel shtoi se Barcelona, në veçanti, shquhet për tolerancë, bukuri dhe për takimet paqësore mes njerëzve të kulturave të ndryshme.
Merkel njoftoi se ka folur me kryeministrin spanjoll, Mariano Rajoy, për t’i shprehur ngushëllimet e popullit gjerman.
Gjithashtu Merkel theksoi se së bashku kanë vendosur që të vijojnë fushatën zgjedhore përpara zgjedhjeve të 24 shtatorit, por duke hequr dorë nga muzika më zë të lartë dhe duke mbajtur minuta heshtjeje në mitingje.