Spitali Amerikan sjell kirurgun e mirënjohur austriak Prof. Dr. Emeka Nkenke.
Kirurgjia maksilofaciale është një disiplinë mjekësore dhe kirurgjike e specializuar në diagnostikimin dhe kurimin e sëmundjeve që ndodhen në gojë, në nofull dhe fytyrë. Spitali Amerikan 3 sjell një nga ekspertët më të njohur në Europë, veçanërisht Austri e Gjermani, për një gamë të gjerë ndërhyrjesh të këtij lloji. Falë profesionalizmit të tij, ju mund t’i jepni zgjidhje një sërë problemesh shëndetësore apo estetike të cilat ndikojnë në cilësinë e jetës suaj. Prof. Dr. Emeka Nkenke, do të jetë në Tiranë nga data 31 Gusht deri në 2 Shtator pranë Spitalit Amerikan 3, ku do të bëjë konsulta me pacientët.
Prof. Dr. Emeka Nkenke është një nga kirurgët më të njohur, ekspert në :
Kirurgjia Ortodontike (nofullës)
Kirurgji Rikonstruktuese (duke përfshirë rikonstruktuimin mikrovascular)
Implantologjia / Implantet stomatologjike
Kirurgjia orale
Kirurgjia e gjëndrave të pështymës
Kirurgji TMJ (duke përfshirë kirurgjinë artroskopike)
Traumatologji
Kirurgjia e anomalive të lindura të buzës dhe qiellzës / kirurgjia kraniofaciale
Pas konsultës në Spitalin Amerikan 3, ju mund të planifikoni kohën më të përshtatshme për kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale me mjekun e mirënjohur.
Eksperienca e kirurgut
- Trajnimet pasuniversitare dhe eksperienca profesionale të Prof. Dr. Emeka Nkenke janë të shumta. Ai është Profesor dhe Shef I Departmentit të Kirurgjisë Maksilofaciale dhe Orale, Universiteti i Mjekësisë, Vienë, Austri.
- Profesor dhe Shef I Departmentit të Kirurgjisë Maksilofaciale dhe Orale, Spitali Universitar, Halle, Gjermani.
- Profesor me kohë të plotë i Kirurgjisë Maksilofaciale dhe Orale, Universiti i Erlangen-Nuremberg, Gjermani.
- Profesor i asociuar i Kirurgjisë Maksofaciale dhe orale, Universitii Erlangen-Nuremberg, Gjermani.
- Trajnim në Kirurgjinë Maksofaciale dhe Orale, Kirurgjinë Plastike dhe rikonstruktive, Departmenti i Kirurgjisë Maksilofaciale dhe orale, Spitali Universitar Erlangen, Gjermani.