Policia Kufitare vijon punën për të përballuar fluksin e hyrje – daljeve të shtetasve që udhëtojnë në aeroportin e Rinasit.
Mësohet se gjatë dy ditëve të fundit ka një rritje të madhe të fluksit të hyrjes për në vendin tonë, ku numri arrin deri në 13 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Aktualisht në Rinas po punohet me 9 sportele në hyrje dhe 8 në dalje.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, kanë arrestuar 5 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 4 të tjerë, për veprën penale “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose i vizave”.
Gjatë muajit gusht kanë hyrë në Shqipëri 27345 shtetas shqiptarë si edhe 35918 shtetas të huaj. Kanë dalë 20332 shtetas shqiptarë si dhe 26886 shtetas të huaj.