Stuhia e shiut që përfshiu vendin natën e kaluar ka shkaktuar dëme në rrjetin energjetik, duke sjellë ndërprerjen e energjisë në disa zona.
Që prej mbrëmjes së djeshme, Divjaka nuk furnizohet me energji elektrike prej disa orësh. Ndërprerje ka pasur edhe në disa lagje të Tiranës, por energjia është rikthyer në orët e mëngjesit.
OSHEE bën të ditur se grupet e punës janë në terren për rikthimin sa më shpejt të energjisë elektrike.