Zjarret/ Situatë dramatike në Dibër, Durrës, Vlorë e Gjirokastër – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zjarret/ Situatë dramatike në Dibër, Durrës, Vlorë e Gjirokastër

14:10 | 12/08/2017
në Shqiperi
0

Zjarret kanë përparuar me shpejtësi nga nata e kaluar dhe sot po i afrohen fshatrave, si në Dibër, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Emergjenca Civile njoftoi se një vatër e fuqishme zjarri ka rënë në Bllatë dhe në ndihmë të zjarrfikësve ka shkuar ushtria sepse flakët janë farë pranë banesave.

Po ashtu, zjarri në Dhrovjan, në bashkinë Finiq, po kërcënon banesat.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Situata dramatike po përjetojnë sot fshatrat e Dropullit, Frashtan dhe Lugar. Veç zjarrfikësve, policisë dhe ushtrisë, vetë banorëve, janë angazhuar dhe dy avionë nga Greqia. Problem I madh paraqitet në fshatin Bularat, ku rrezikohet një sipërfaqe e madhe pyjore.

Nga ana tjetër, në Tiranë vazhdon lufta në zjarrin në malin e Derjes ndërsa në Durrës njoftohet se flakët po i afrohen Parkut Kombëtar të Qafë Shtamës.

SITUATA NË VEND

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin janë shënuar 8 vatra zjarri në qarqet Tiranë, Dibër, Durrës, Fier, Vlorë, Gjirokastër.

Në operacione për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 75 punonjës zjarrfikës, 13 automjete zjarrfikëse, 100 personel nga Forcat të Armatosura të Ushtrisë, dhjetëra banorë të zonave të prekura, 88 punonjës të Pyjores, të DMZ, të bashkive etj, të mbështetur nga helikopterë dhe avionë.

Specialistët e Emergjencave Civile, janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme përsërit thirrjen ndaj të gjithë qytetarëve që në rast se konstatojnë zjarre, të njoftojnë menjëherë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU TIRANË

Operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit në Malin e Derjes pranë fshatit Shëngjergj, bashkia Tiranë vijon ende dhe në të janë angazhuar forca të Pyjores, të Drejtorisë së Zonave të Mbrojtura Tiranë dhe forca ushtarake. Vatrat zjarrit janë aktive dhe nuk ka qenë e mundur të izolohen për shkak të terrenit të thyer dhe intensitetit të lartë. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pisha.

Në fshatin Kuç, bashkia Vorë janë aktive vatrat e zjarrit. Në vendngjarje janë forcat zjarrfikëse, të mbështetura nga forca ushtarake. Sot në mëngjes ka nisur të operojë dhe një helikopter për shuarjen përfundimtare të zjarrit.

QARKU DIBËR

Një vatër e fuqishme zjarri ka rënë në fshatin Bllatë, Maqellarë, bashkia Dibër. Zjarrfikësit e kanë pasur të vështirë të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thyer malor dhe sipërfaqes së madhe të zjarrit. Sot kanë shkuar në ndihmë edhe forca të ushtrisë për të shuar zjarrin, i cili rrezikon banesat e fshatit.

QARKU VLORË

Vazhdojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit në territorin e bashkisë Finiq. Situata ka qenë më e rëndë në fshatin Dhrovjan. Forcat zjarrfikëse me mjete dhe banorët e zonës kanë punuar për të mbajtur flakët larg zonës së banuar. Sot pritet që të shkojë një helikopter dhe të shuajë vatrat e zjarrit.

QARKU GJIROKASTËR

Janë ende aktive vatrat e zjarrit në fshatrat Frashtan dhe Lugar, bashkia Dropull. Në vendngjarje po punojnë zjarrfikësit, të mbështetur nga forca ushtarake, punonjës të bashkisë, forca të Policisë së Shtetit dhe banorë të zonës. Në aksion janë përfshirë edhe 2 avionë Canadair nga Greqia, por vatrat e zjarrit nuk ka qenë e mundur të shuhen. Situatë problematike është vatra mbi fshatin Bularat ku rrezikohet një sipërfaqe e madhe pyjore.

QARKU DURRËS

Në fshatin Cudhi të bashkisë Krujë ka rënë zjarr i cili rrezikon Parkun Kombëtar të Qafë Shtamës. Zjarrfikësit, bashkë me forca të pyjores, banorë të zonës dhe forca të bashkisë janë në vendngjarje për të mbajtur zjarrin nën kontroll. Vatrat e zjarrit vazhdojnë të jenë aktive.

QARKU FIER

Në fshatin Çorrush të bashkisë Mallakastër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre, pisha dhe ullishte. Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit e 3 bashkive si dhe forca ushtarake të cilat kanë shuar zjarrin. Si pasojë u dogj një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pisha, 3 banesa të pabanuara dhe rreth 4000 rrënjë ulliri.

Etiketa: situata dramatike ne vendzjarrezjarrfikes

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Ministria e Arsimit: Ja kur do të jenë gati librat shkollorë për fëmijët

Ministria e Arsimit: Ja kur do të jenë gati librat shkollorë për fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën

16:16 | 25/12/2025
Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

15:58 | 25/12/2025
Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –

15:46 | 25/12/2025
Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –

15:30 | 25/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –

15:16 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –
  • Aksident i rëndë në Kamëz, përplasen 2 automjete, 4 të plagosur –
  • Transformohet “Bernabeu” për festa / Stadiumi i Madridit kthehet në park argëtues me pistë akulli dhe treg gjigant –
  • Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë/ Lista Serbe gjobitet sërish, 30 mijë euro për shkelje të kodit zgjedhor gjatë fushatës –
  • Zjarr përfshin banesën në Laç, dyshohet nga pakujdesia me bombol gaz –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Patos/ Arrestohet 51-vjeçari, dhunoi vëllanë dhe dajën
  • Dimër i vështirë energjetik në Kosovë, prodhimi nuk mban hapin me konsumin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com