Sa mall për ty… Roland Trebicka – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Sa mall për ty… Roland Trebicka

20:46 | 07/08/2017
në Shqiperi
0

E shihnim çdo mëngjes tek shkonte në tempullin e tij: teatër. Trupin e mbante drejt dhe një dorë gjithnjë futur në xhep. Dukej serioz. Sepse, siç e dimë, ‘’Njeriu që bën më shumë humor, është më seriozi; instinkt ky që tregon inteligjencë’’… derisa ndonjë kalimtar çasti e përshëndeste në rrugë : Mirëmëngjes, Xhaxhi Vani!

Dhe Landit në sy i vëreje menjëherë një shprehje përulësie, e cila përqafohej nga buzëqeshja e tij. Ishte shumë i ndjeshëm!

Është e rrallë në botën artistike që një aktor të identifikohet me një rol në komedi. ‘’Kur dikush ia harronte emrin për punë sekondash, e thërrisnin Jovan Bregu -na thoshte në shkollë bashkëregjisori i Pallatit 176 dhe profesori i lëndës së mjeshtërisë së aktorit Andon Qesari.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Madje-madje ju, studentë, nuk e dini që Landi improvizoi në skenë nofkën ‘Sandër Mafishja’, e cila në fakt ishte vetëm një fjalë. Por një fjalë që pushtoi sallën nga të qeshurat në 500 shfaqje radhazi. Landi mbetet unik.’’

Kjo komedi ishte një vepër jashtë standardizimeve, një shfaqje që në vitin 1985 është vënë në skenë dhe dy herë në ditë, pa nënvizime të fjalës; propagandës së asaj kohe, duke lënë të dukshme vetëm problemet social-shoqërore.

Jehona e së cilës, mendoj që ka një fatkeqësi; duke e bërë të paprekshme, sepse kjo shfaqje zor se rivihet më. Roland Trebickën në atë rol nuk mund ta zëvendësojë njeri. Jovan Bregu ishte një kostum, i prerë enkas për të, duke e kthyer menjëherë në korifeun e komedisë.

Është e çuditshme, në fakt, se si makina e kohës, e cila është shumë e ashpër dhe përgjithësisht i venit disa vepra, në këtë rast ajo lartëson. Dhe vepron drejt!

Lindur më 1947 në Korçë, do të niste këtë rrugëtim me rolin e Kostës në filmin ‘’Debatiku’’  më 1961. Më pas do të punonte si aktor në ‘’Estradën e Ushtarit’’. Në vitin 1971 do të bëhej pjesë e Teatrit Kombëtar deri më 1999. Nga ku rikthehet më vonë, sërish pas një përvoje trivjecare me kompaninë ‘’Publimedia’’.

Pas kulmit të suksesit me figurën më popullore të skenës shqiptare, në rolin e Jovanit, mjeshtëria e tij do të shkonte më tej në role si : Xhenarino tek ‘’Magjia e madhe’’, Zganareli tek ‘’Don Zhuani’’, Hlestakovi tek ‘’Inspektori’’, Revizori tek ‘’Një burrë me trëndafil’’ etj. Ndërsa për rolin e Rojës tek ‘’Mbreti po vdes’’, Trebicka do të ishte në vitin 2002 kanditat për Çmimin ‘’Aktori më i Mirë Mbështëtës’’ në Kajro.

‘’Humori është një punë jashtëzakonisht serioze dhe tepër e mundimshme’’ – thotë Fernandeli ( Fernand Joseph Desire Costandin) kineasti komik , njohur si aktori më i famshëm popullor francez ; identifikuar me fytyrën e kalit dhe buzëqeshjen e madhe. Landi kësaj rruge ia behu!

Aktor që interpretoi në komedi, me një përshtatje shumëplanëshe e të menjëhershme nga roli në rol. Aktor karakteri me një galeri tipash, larmi formash, mënyrash dhe stilesh, duke rrëzuar monotoninë dhe rrafshuar individualitetin. Aktor me një teh përqeshës, demaskues, e përtallës duke u paraqitur kështu më i madh e më sensibël tek publiku.

Aktor me një pantomimë dhe dialogje perfekte. Landi ishte nga të rrallët që spektatorin e vlerësonte si partner. E shihte atë, i fliste duke e ftuar në bisedë të drejtpërdrejtë. Publiku reagonte falë tij!

Rolet e tij vazhdojnë gjithashtu  me : ‘’Valsi i Titanikut’’, ‘’8 Persona Plus’’, ‘’Po vjen Ai’’, ‘’Të gjithë kanë huqe’’, ‘’Berber i Seviljes’’ dhe ‘’Martesa e Avokatit’’.

Syri i Roland Trebickës fliste në skenë, duke shprehur dhe të fshehtat e fjalës. Ai bënte të ndihej ashtu duke qeshur perspektivën e mendimit. Gjithashtu, vlen të nënvizohet dhe veprimi mimik, i cili reflektonte procesin e brendshëm të rolit, nën një fuqi ndikuese. Landi ia doli!

Ai u identifikua me rolin. Na krijoi iluzionin e një veprimi dhe njeriu real.

Roland Trebicka ka luajtur dhe në disa filma, prej ku vlen të përmendet ‘’Koncert në vitin 1936’’ dhe ‘’Ëndërr për një karrige’’. Në foto një nga rolet e spikatura të tij në personazhin ‘’Vaska’’.

Është nderuar me titullin ‘’Artist i mertuar’’, titull ky që i akordohet me meritë të plotë. Në foto njëri nga rolet Piter Bruk, shkruan diku :‘’Kam pyetur një aktor japonez, se çfarë kërkon të shprehë? Kam pyetur një aktor Indian, se cfarë synon? Përgjigja ka qenë po ajo: Ta dëshmoj jetën e ta rrëfej ashtu siç është.’’

Landi këtë na e rrëfeu të gjithëve.

Aktori i madh vuante nga një sëmundje e rëndë, shenjat e së cilës iu shfaqën në kohën që po merrej me dramën ‘’Një tablo absurde’’ në vitin 2011.  Për disa javë u shtrua në një klinikë në Paris të Francës, prej nga ku mori dhe kura kundër kancerit në mushkëri. Por sëmundjen nuk arriti dot ta mposhtë.

Kështu, qeveria shqiptare, dy muaj pas shtrimit të tij në spital, i miratoi një fond për financimin e kurimit. Aso kohe Landi është shprehur : ‘’Ndihem i privilegjuar, pasi po bëjnë për mua atë që nuk e kanë bërë me artistë të tjerë.’’

Kështu, në këtë luftë që po i dobësonte shpirtin kaluan dy vjet, derisa kthehet në skenën e teatrit me dramën ‘’Ëndrra e Ismail Qemalit’’ me regji të Spiro Dunit, vepër e cila u shpall fituese me rastin e 100-vjetorit të pavarësisë. Por sëmundja tashmë po e përlotte : ‘’-Ky është kthimi im gradual në teatër – është shprehur ai – por …nuk di si do ta përballoj.‘’

E në fakt nuk arriti dot. Roland Trebicka u shua më 6 mars të vitit 2013, me një fjalë në buzë, duke i thënë të bijës : ‘’Mos qani’’.

Andaj sot le ta kujtojmë siç do të donte ai, duke qeshur.

/Konica.al/

Etiketa: aktorjovan bregukomedimallpalalti 176roland trebickateater

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Aksidentohet makina e policisë, një i vdekur, tre të plagosur

Tiranë/ Gjendet një trup i pajetë në rrugën “Lord Bajron”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com