Dy ditë pasi kryeministri Edi Rama iu ka kërkuar dorëheqjen, shumica e drejtorëve të spitaleve kanë vendosur të lënë detyrën.
Burimet kanë bërë të ditur se deri më tani 60 përqind e tyre kanë paraqitur dorëheqjen, teksa pritet dhe reagimi i të tjerëve.
Megjithatë, krerët e shëndetësisë kanë dorëzuar shkresat e largimit nga puna te zëvendës ministrja Mira Rakacolli dhe jo te ministri Beqiri.
Në takimin e zhvilluar pak ditë më parë, Rama bëri përgjegjës pikërisht drejtuesit e spitaleve për cilësinë e shërbimit dhe për situatën ku është mjekësia.